Kanë përfunduar edhe tri duelet tjera në program të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioënve.
Real Madridi ka pësuar humbje turpëruese në “Santiago Bernabeu” kundër skuadrës që po merr pjesë për herë të parë në këtë eveniment, Sheriff Tiraspolit.
Moldavët fituan 1-2 në shtëpi të “mbretërve”.
Golin e fitores mysafirët e arritën në minutën e 90-të të takimit, derisa në epërsi ishin edhe në pjesën e parë.
Ndeshja në qytetin e modës ndërmjet Milanit dhe Atletico Madridit është mbyllur me fitoren e spanjollëve në mënyrë dramatike.
Sfida në “San Siro” u mbyll 1-2, ndonëse “Rossonerët” kishin avantazhin nga minuta e 20-të deri në të 84-tën.
“Kuqezinjtë” ishin me një lojtar më pak nga minuta e 29-të kur Kessie u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Fitore të lehtë ka korrur Liverpooli që e ka “deklasuar” Porton në udhëtim.
“Të Kuqtë” triumfuan 1-5 ndaj portugezëve në një ndeshje ku të përzgjedhurit e Jurgen Klopp ishin dominues në të gjitha aspektet.