Mes dy sheikëve të pasur fiton ai që ka Leo Messin në skuadër

PSG ka fituar derbin e “sheikëve” në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

PSG kaloi në epërsi në minutën e tetë me golin e shënuar nga Idrissa Gueye.

Rezultatin e dyfishoi Lionel Messi në minutën e 74-të të ndeshjes.

PSG është në vendin e parë me 4 pikë, aq sa ka edhe Club Brugge në vendin e dytë. Manchester City është në vendin e tretë me 3 pikë dhe Leipzig është pa pikë. /IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *