Nuhiu: Me pak fat mund të fitonim!

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka arritur të marr një pikë të madhe në kryeqytet, pasi luajti baras 1:1 ndaj Prishtinës.

Endrit Krasniqi shënoi i pari për vendasit, kurse 10 minuta para fundit rezultatin e barazoi, Astrit Fazliu.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha se ndihet i lumtur me rezultatin e sotëm.

“Mendojë që niveli i lojës sot ishte i mirë, kemi bërë një takim shumë të mirë pas një rezultati negativ, ekipi reagojë mirë, krijuam edhe raste dhe me pak fat mund të fitonim”, tha fillimisht Nuhiu në SSK.

“Prishtina pos golit, kishte vetë një goditje në shtyllë dhe mendoj që ne kishim më shumë nga loja dhe me më pak koncentrim, kemi mundur të fitojmë”.

“I paralajmërova lojtarët që të kenmi topin më shumë në këmbë, ku krijuam rastet dhe shënuam golin e barazimit, por kemi mundur të shënojmë edhe më shumë”, përfundoj Nuhiu.

Me fitore, Drita tashmë shton gjasat e saj për titullin e tretë në histori të klubit, kurse, Prishtina tashmë me shumë pak gjasa, tri xhiro para fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *