Casemiro raportohet se mund t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
“Mundo Deportivo” ka raportuar se mesfushori brazilian ka probleme muskulore në këmbën e majtë.
Casemiro u rikthye në palestër të premten dhe ka katër ditë për t’u përgatitur për një ndeshje absolutisht të madhe dhe të rëndësishme siç do të jetë ajo e 26 prillit.
Padyshim se mungesa e 30-vjeçarit do të ishte një mungesë e madhe për skuadrën Carlo Ancelottit.
Casemiro nuk u paraqit për “Los Blancos” as në ndeshjen e fundit në La Liga, të cilën e fituan me rezultatin 1:3 në udhëtim te Osasuna.
Ndryshe, ndeshja e parë gjysmëfinale mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të zhvillohet në “Etihad Stadium”.