Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon të zhgënjej m rezultate shumë të dobëta në ndeshjet e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian nëpërmjet Ligës së Kombeve.
Së fundi, “Dardanët” u mposhtën nga Sllovenia në Lublanë me rezultat 2-1.
Por, kur dhe si nisi kjo seri kaq negative e Kosovës?
Gjithçka filloi më 14 Nëntor 2019 kur Kosova u mposht nga Republika e Çekisë me rezultat 2-1 duke vazhduar pastaj me humbjen e thellë nga Anglia me rezultat 0-4.
Këto ishin të gjitha rezultatet e Kosovës ne futboll brenda një viti:
Republika e Çekisë – Kosovë 2-1
Kosovë – Angli 0-4
Suedi – Kosovë 1-0
Moldavi – Kosovë 1-1
Kosovë – Greqi 1-2
Maqedonia e Veriut – Kosova 2-1
Kosovë – Slloveni 0-1
Greqi – Kosovë 0-0
Shqipëri – Kosovë 2-1
Slloveni – Kosovë 2-1