Një rekord historik i Ligës Premier mund të thyhet në duelin mes Man Cityt dhe Brentfordit

Një rekord i Ligës Premier mund të thyhet sot (e henë) në duelin mes Manchester Cityt dhe Brentfordit që do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

City udhëton në Londër për t’u ballafaquar me Brentfordin në kërkim të tri pikëve për të forcuar pozitën e tyre në garën për titull.

Fitorja e Arsenalit të dielën ndaj Liverpoolit e ka ndihmuar kauzën e Liverpoolit, pasi do të thotë se ekipi i Guardiolës do të ishte lider me një pikë më shumë në Ligën Premier, në rast se fitojnë dy ndeshjet e mbetura.

Brentford në anën tjetër do të kërkojë një rezultat pozitiv për t’i ikur zonës së rrezikshme, por të dy ekipet mund të bëjnë diçka që do të hynte në librin e rekordeve.

Në rast se në këtë takim shënohen katër gola, atëherë një rekord i ri do të vendosej për më së shumti gola të shënuar në një xhiro të Ligës Premier.

Rekordi momental është vendosur në shtator të vitit 2020 me 44 gola të shënuar në 10 ndeshje. Kjo shifër eventualisht ishte barazuar në fillim të majit sezonin e kaluar.

Katër gola nevojiten për të bërë histori dhe duke marrë parasysh formën e dy ekipeve së fundmi, ka një mundësi të madhe që do të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *