Një orë larg finales së Kupës: Juventus – Inter, formacionet zyrtare

Juventusi dhe Interi kanë publikuar formacionet me të cilat do ta nisin sfidën finale në Kupën e Italisë.

Stadiumi “Olimpico” në Romë është arenë e përballjes ndërmejt dy rivalëve të vjetër të futbollit italian.

“Zonja e Vjetër” dëshiron ta ruaj trofeun e Kupës për të shmangur një edicion të dështuar në Serie A, kurse Interi që është edhe në garë për titull, synon trofeun e çmuar, ngase i mungon gjatë.

Allegri dhe Inzaghi kanë vendosur për 11-shet më të mira që kanë në dispozicion ta nisin këtë përballje.

Ndeshja finale mes Juventusit dhe Interit në kryeqendrën italiane nis nga ora 21:00.

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS: Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Zakaria, Rabiot, Bernardeschi; Dybala, vlahoviq.

INTER: Handanoviq; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *