Një muaj nga fillimi i punimeve për ndërrimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”

Dinamika e punës për fushën Hibrid, e cila po vendoset në stadiumin “Fadil Vokrri” është me intensitet të lartë.

Punët në fushën e këtij stadiumi po kryhen nga kompania Hatko, ndërsa investitorë janë MKRS dhe FFK, pamjet e fundit tregojnë më së miri për intensitetin e punës në tempullin e dardanëve.

Ndërsa FFK, ka bërë të ditur se edhe në ditët në vijim, punët me këtë ritëm të lartë nuk do të ndalen, deri në përfundim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *