“Një hap drejt bashkimit” – “Tifozat Kuq e Zi” i gëzohen fillimit të Ligës Unike

Sot (e premte) janë zyrtarizuar datat se kur do të zhvillohen ndeshjet në kuadër të Ligës së Unike në basketboll.

Përveç se u caktuan datat e ndeshjeve, sot është hedhur edhe shorti për ndeshjet çerekfinale.

Liga Unike do të fillojë gjatë këtij muaji, ku ndeshjet çerekfinale do zhvillohen më 6 dhe 7 prill në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Lajmit për fillimin e ligës së përbashkët Kosovë – Shqipëri, i janë gëzuar edhe “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët këtë po e cilësojnë si një hap drejt bashkimit kombëtar.

“Një hap drejt BASHKIMIT. Urime shqiptarë!” – thuhet në postimin e “TKZ”-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *