Një gol i jashtëzakonshëm u shënua në MLS, realizim me ‘gërshërë’ nga një distancë shumë e madhe

Ndeshja mes Portland Timbers dhe San Jose Earthquakes, e përfunduar 2-0 për vendësit, na ka dhuruar një super gol.

Kolumbiani Dairon Asprilla, 29 vjeç, përfiton nga një pasiguri e portierit dhe bën një zgjedhje sa të vështirë dhe të guximshme: gjuan me roveshatë dhe shënon një gol të mrekullueshëm të stilit të Zlatan Ibrahimovicit (gjiganti suedez e ka realizuar një të tillë në një miqësore mes Suedinë dhe Anglisë).

MLS mund të mos jetë ndër ligat më të forta në botë, por shpeshherë dhuron të tilla “perla”, të denja për lojtarët më të mëdhenj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *