Agim Ademi viziton stadiumin “Zahir Pajaziti”, vëzhgon punimet finale në fushë

Numri një i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë sot ka vizituar stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë u ka vëzhguar punimet finale që po bëhen në këtë stadium.

FFK është investor në vendosjen e barit natyral i cili duket se është në gjendje të mirë dhe nga stinori pranveror t’i pres ndeshjet e Llapit aty.

Lajmi është bërë i ditur nga vet skuadra e Llapit përmes një postimi në Facebook.

“Sot në vizitë pritëm Kryetarin e Federatës së Futbollit e Kosovës, z. Agim Ademi dhe Nënkryetarin, z. Agim Dibrani me bashkëpunëtorë të cilët inspektuan fushën e re natyrale të stadiumit “Zahir Pajaziti” dhe shikuan nga afër cilësinë e fushës që ka përfunduar dhe u ndanë të befasuar me cilësinë dhe nivelin e saj.

Ata poashtu u ndanë shumë të kënaqur me fushën natyrale të stadiumit pas investimit të përbashkët ndërmjet FFK-së dhe vëllezërve Batatina që arritën ta bëjnë fushën me kualitet të niveleve evropiane.

Kryetari Ademi dhe Nënkryetari Dibrani u ndanë poashtu shumë të lumtur që niveli i punës dhe realizimi i projektit i ka kaluar të gjitha normat më të mira të mundshme pasi puna dhe cilësia e fushës ka arritur të jetë nivel i fushave evropiane.

Kryetrajneri i skuadrës, z. Tahir Batatina në emër të Kryetarit të klubit, z. Beqir Batatina dhe Drejtorit ekzekutiv, z. Bejtush Batatina, falenderoj Kryetarin Ademi dhe Nënkryetarin Dibrani për mbështetjen e dhënë për realizimin e këtij projekt gjigand, të cilin gjithë qyteti i Podujevës dhe tifozerinë “Legjendat” e presin pa durim – pra rikthimin e skuadrës në “Zahir Pajaziti ARENA”.

Financimi i FFK-së dhe kryesisë së KF Llapit ka bërë që stadiumi “Zahir Pajaziti” të bëhet stadiumi i dytë që i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare. Në fund, Kryetari Agim Ademi është ndarë i kënaqur nga puna profesionale e bërë në fushë nga kompania turke “Iren limited sirketi” së bashku me kompaninë “NNSH Batatina” që me punën e tyre bënë që të plotësohet çdo kriter i mundshëm që tapeti natyral të bëhet me standarde evropiane”, ka shkruar KF Llapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *