Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore kampanjën kualifikuese për Kamionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Kuqezinjtë kanë marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Andorra të cilën e mposhtën me rezultat minimal 0-1.
Të besuarit e trajnerit Eduardo Reja dominuan ndeshjen nga minuta e parë e deri te e fundit, por gjatë gjithë takimit u pa vetëm një gol i shënuar.
Momenti vendimtar në këtë takim ishte minuta e 41-të, kur kuqezinjtë shënuan edhe golin e fitores.
Mesfushori Keidi Bare asistoi për mrekulli për Ermir Lenjanin i cili me tu futur në zonë lëshoi një goditje të fuqishme për 0-1.
Goal Lenjani??
But what an assist? pic.twitter.com/k2ylQYQMYa— Xoni (@xonisosau) March 25, 2021
Edhe në pjesën e dytë Shqipëria krijoi më shumë raste, por që më gola nuk pati.
Kësisoj Kombëtarja shqiptare e nisi me këmbë të mbarë këtë kampanjë kualifikuese, pasi mori tri pikë shumë të rëndësishme.
Pas xhiros së parë Shqipëria zë vendin e dytë në Grupin I me tri pikë, sa ka edhe e para Anglia që demoloi San Marinon 5-0.
Ndeshja tjetër e këtij grupi u zhvillua mes Hungarisë dhe Polonisë që përfundoi me spektakël golash 3-3.
Takimin e radhës djelmoshat shqiptar do ta zhvillojnë në Tiranë ku përballë do të kenë Anglinë. /Telegrafi/