Neymar frenon bisedimet me PSG-në, mendon rikthimin te Barcelona

Sa i përket të ardhmes së Neymarit, gjithçka raportohet se ka ndryshuar.

Mediumi katalunas “Ara” shkruan se sulmuesi brazilian është duke menduar rikthimin në “Camp Nou”, pasi Lionel Messi pritet të qëndroj te Barcelona.

Madje, raportohet se 29-vjeçari tashmë ka ndalur edhe bisedimet me Paris Saint-Germainin për renovim të kontratës.

Neymar thuhet se dëshiron ribashkimin me Messin. Pavarësisht se transferimi i tij kushton shumë, braziliani thuhet se është gati edhe të sakrifikohet.

Ndryshe, Neymar ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri më 30 qershor të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *