Në pesë ndeshjet e fundit direkte, Drita më e suksesshme se Gjilani

“Derbi i Anamoravës” ai ndërmjet Dritës e Gjilanin, është një nga ndeshjet derbi më të njohura në Kosovë.

Gjatë 90 minutave të këtij derbi, në Gjilan ndalej gjithçka, nuk ecte as ora, pasi i madh e i vogël kthenin sytë kah kjo ndeshje.

Sot këto dy skuadra përballën ndërmjet vete, derisa statistikat në pesë ndeshjet e fundit flasin në favor të Dritës.

Skuadra e Zekirija Ramadanit ka dy fitore e dy barazime, derisa Gjilani ka arritur të marrë vetëm një fitore. Gjithsesi, përballja e fundit i ka takuar Gjilanit që u mbyll me rezultat 2:1 dhe mbetet të shihet si do të jetë këtë herë.

Ndeshja Drita – Gjilani nis nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *