Ndërron jetë presidenti i klubit të madh

Ndërron jetë ish-presidenti legjendar i Marseille, klubi fitoi Championsin e vetëm në epokën e tij

Ka ndërruar jëtë në moshën 78 vjeçare ish-presidenti legjendat i klubit të Marseille, Bernard Tapie për shkak të një sëmundje të rëndë që e mundonte prej kohësh.

Gjatë kohës kur ai ishte numri “1” i Marseille, klubi kaloi periudhën më të artë në histori duke arritur 4 herë në finale e Kupës së Francës dhe e fitoi një herë në 1989, dy gjysmëfinale të Kupës së Evropës dhe dy finale të Champions, ku fitoi atë ndaj Milanit në 1993, e cila mbetet e vetmja në historinë e klubit.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Tapie e ka dhënë djali i tij, Stephane Tapie, përmes një postimi të bërë në “Twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *