“Natë e zjarrtë në Paris”, revista italiane publikon bombën e rradhës

Ajo ishte ndër protagonistët e edicionit të fundit të programit “Ishulli”. Ai është fenomeni i përfaqësueses së Francës dhe ekipit të PSG.

Po flasim për Kylian Mbappen, revista “Oggi” ka publikuar një artikull të nxehtë ku shkruan se lojtari ka kaluar natën me Marialuisa Jacobelli, gazetaren më të re në ekran dhe vajza e Xavier, drejtorit të gazetës “Tuttosport”.

Lajmet e fundit të revistës flasin për një natë pasioni midis bukuroshes dhe futbollistit. Sipas revistës, “duket se ata ia lejuan vetes të kalojnë një natë të zjarrtë në apartamentin luksoz të një hoteli parizien me pesë yje”. Marialuisa Jacobelli ishte në Paris disa ditë më parë, siç tregojnë edhe postimet në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *