Roma mbrëmë shënoi një triumf të madhe duke e siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Europës pasi eliminoi Ajaxit, por një situatë aspak të mirë kaloi mbrojtësi i verdhekuqve, Chris Smalling i cili është përballur me një aventurë tërësisht të pakëndshme.
Tre njerëz të armatosur janë futur në shtëpinë e tij në zonën Appia të Romës dhe nën kërcënim e kanë detyruar mbrojtësin anglez të hapë kasafortën prej ku kanë arritur të marrin disa orë rolex dhe sende të tjera me vlerë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia italiane, që ka nisur edhe hetimet për të zbuluar hajdutët, ndërsa mësohet se në shtëpi kanë qenë vetëm mbrojtësi anglez dhe bashkëshortja e tij, të cilët nuk janë lënduar fizikisht nga grabitja, por thjesht kanë pësuar tronditje.
Mbrojtësi Chris Smalling nuk ishte në dispozicion të trajnerit Fonseca për ndeshjen ndaj holandezëve të Ajax, për shkak të një problemi muskulor.