Nasri: Nuk çuditem nëse Zidane bëhet trajner i PSG’së

Ish-lojtari francez, Samir Nasri, i cili ka luajtur në Marseille, Arsenal dhe Manchester City, tha se nuk e sheh si tronditëse që Paris Saint-Germain do të pranonte të nënshkruante me Zinedine Zidane.

Duke folur për RMC Sport, Nasri tha: “Nuk do të ishte e çuditshme për mua. Nuk do ta konsideroja të çuditshme nëse Zidane do ta drejtonte PSG-në”.

Pas largimit të Real Madridit, trajneri francez synonte klube si Manchester City dhe PSG, por të shumtë janë ata që argumentojnë se trajneri nuk do të drejtonte kurrë parizienët, duke pasur parasysh të kaluarën e tij te Marseille, pasi të dyja skuadrat janë rivale në Francë.

“Ai tashmë ka treguar se di të menaxhojë egon e lojtarëve të mëdhenj”, tha Nasri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *