Napoli vs Lazio (Drejtpërdrejt)

Sonte në stadiumin San Paolo të Napolit do të zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Italisë në mes të Napolit dhe Lazios

Dy skuadrat u përballen para dy jave edhe në Serie A ku Lazio arriti të fitonte me rezultat 1-0.

Napoli hynë në këtë takim pas dy humbjeve me radhë në Serie A, ku u mposht nga Lazio dhe Fiorentina, ndërkaq sonte ata kanë startuar me një formacion të fortë kundër skuadrës së Inzaghit.

Në sulm Gattuso sot ka startuar me Milik, Insigne dhe Callejon derisa debuton edhe transferi më i ri i kësaj skuadre Lobotka. Për Napolin po ashtu ka startuar edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Në anën tjetër, Lazio e cila ka 11 fitore rresht në Serie A dhe është në ndjekje të titullit bashkë me Interin dhe Juventusin.

Inzaghi po ashtu këtë ndeshje ia ka besuar formacionit të tij më të mirë ku sulmit i prin Ciro Immobile dhe Philipe Caicedo.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *