Muriqi prish planet e Lazios: gati sulmuesi, por duhet të largohet “Pirati” dardan

Vedat Muriqi është gati të përshëndesë Lazion dhe do ta bëjë pasi nuk ka bindur thuajse fare…

Një bast i rëndë, me një vlerë 18 mln euro i kërkuar nga Igli Tare por që nuk doli ai që pritej, për të qenë zëvendës i Immobiles me gola…

Bomberi Dardan nuk ia ka dalë të përshtatet me futbollin në Itali dhe teksa luan sezonin e dytë me kryeqytetasit, ka shënuar vetëm një herë.

Një statistikë tejet negative, çka detyron klubin të mendojë për ta larguar 27-vjeçarin duke qenë se edhe trajneri Maurizio Sarri nuk e preferon më. Pavarësisht zërave për një interesim nga Premier League dhe konkretisht Leeds, sërish për Muriqin nuk ka pasur ofertë konkrete dhe kjo po pengon të gjithë merkaton e Lazios.

Bardhekaltërit kanë nevojë që të arkëtojnë fillimisht dhe më pas të shpenzojnë për të plotësuar organikën. Zëvendësuesi për të ashtuquajturin “Pirati” është gati teksa prej kohësh Lazio ndjek nga afër sulmuesin e Mainz në Bundesligë, Jonathan Burkardt.

21-vjeçari gjerman shihet si një transferim me perspektivë për të ardhmen teksa në këtë sezon ia ka dalë të shënojë shtatë gola në 18 paraqitje me Mainz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *