Munishi pas humbjes: Luajtëm mirë, nëse vazhdojmë kështu Prishtina do bëjë shumë më mirë

Prishtina ka pësuar disfatë në “Fadil Vokrri”, nga Drenica me rezultat 0-1.

Drenica e shënoi golin e fitores me anë të Veliqit në minutën e dytë të takimit.

Pas përfundimit të takimit ka folur trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi për “Art Sport”.

“Golin e morëm herët, nuk ishte edhe shumë gabimi i lojtarit tonë pasi topi mori një trajektore të çuditshme. Mundem me thënë që lojtari i ndeshjes ishte portieri i Drenicës, nëse vazhdojmë kështu të luftojmë Prishtina do bëjë shumë mirë”, tha Munishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *