Mourinho me vlerësim interesant për Ibrahimovic

Jose Mourinho është një nga ata që ka besuar gjithmonë te potenciali i jashtëzakonshëm i Zlatan Ibrahimovic.

Jo rastësisht portugezi e ka pasur në drejtimin e tij tek Interi e më pas te Manchester United, në një periudhë kur në Angli dyshonin se sulmuesi mund të shprehej përsëri në nivelet e larta.

Por, Ibra ka treguar se Mourinho bëri mirë që i besoi, ndërsa edhe sot, vazhdon të bëjë diferencën në Itali me fanellën e Milanit.

Ndaj Mourinho ka deklaruar se ai ishte përjashtimi nga rregulli i zakonshëm që sheh lojtarët të përkeqësojnë aftësitë e tyre duke iu afruar moshës 40-vjeçare.

“Ka punë që kërkon një gjendje fizike të veçantë, si ajo e një futbollisti. Një 40-vjeçar nuk ka të njëjtin potencial të një lojtari 20 apo 30-vjeçar, përveçse në rastin kur quhesh Zlatan Ibrahimovic. Për t’u stërvitur ke nevojë vetëm për trurin tënd, eksperienca dhe ndërgjegjësimi vetëm mund të të përmirësojnë”, deklaroi trajneri portugez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *