Ministri i Sportit në Egjipt: I thashë Salah të largohet nga Liverpooli, por ai ka vendosur të rinovojë kontratën

Ministri i sportit në Egjipt këshilloi Mohamed Salah që të vazhdojë udhëtimin e tij larg Liverpool-it, por mendimi i sulmuesit është të rinovojë kontratën e tij me “Reds”.

Salah i skadon kontrata në vitin 2023 dhe ende nuk ka arritur një marrëveshje me Liverpool për një kontratë të re.

Bisedimet për kontratën kanë ngecur muajt e fundit, me Liverpoolin që nuk dëshiron të përmbushë kërkesat e raportuara të Salah për pagë prej më shumë se 400,000 £ në javë.

Por mediat britanike thonë se një kompromis është afër arritjes, me Salah të vendosur të nënshkruajë një marrëveshje të re katërvjeçare në Anfield.

Sobhi, Ministri i Sportit në Egjipt thotë se ai e këshilloi Salah të largohej nga Liverpool pas humbjes së Egjiptit në play-off të Kupës së Botës ndaj Senegalit, por ka konfirmuar se sulmuesi synon të qëndrojë në Liverpool.

“Unë u takova me Mohamed Salah në aeroport pas përfundimit të ndeshjes ndaj Senegalit dhe dështimit për të arritur në finalet e Kupës së Botës dhe i thashë të harronte atë që ndodhi dhe të fokusohej në atë që do të ndodhë më pas”, tha Sobhi për radion egjiptiane.

“E kam këshilluar që të vazhdojë udhëtimin e tij në një klub tjetër, por mendimi i tij tani është të rinovojë kontratën me Liverpool-in. Ka fushata kundër Salah të drejtuara nga disa për ta rrëzuar atë, por unë i kërkova që të mos u kushtonte vëmendje atyre”, përfundoi Sobhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *