Milan ka shënuar një fitore të madhe në luftën për një vend në Champions League.
Milan e ka mposhtur Juventusin në shtëpi me rezultat 0-3.
Llogarinë e golave e hapi Diaz i cili shënoi në fund të pjesës së parë.
Në pjesë të dytë Milan shënoi edhe dy gola, fillimisht me anë të Ante Rebic, i cili shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 78’të të takimit.
Vetëm 4 minuta më vonë, Tomori shënoi pas harkimit të turkut, Hakan Cahanoglu.
Me këtë fitore Milan shkon në kuotën e 72 pikëve dhe ndodhet në vendin e 3’të në tabelë, ndërsa Juventus zbret në vendin e 5’të me 69 pikë.