Messi është ‘ankthi’ i Athletic Bilbao: Statistikat e argjentinasit e tregojnë më së miri

Lionel Messi mund të mos vendosë ndeshje aq shpesh sa dikur për Barcelonën, por kapiteni i katalanasve është ende i aftë të zgjidhë lojërat vetëm edhe këtë sezon.

Argjentinasi, më shumë se kushdo, është në gjendje të fitojë një finale me një moment të vetëm frymëzimi, dhe pak ekipe e dinë këtë më mirë sesa Athletic Bilbao, të cilët do të ndeshen me Blaugranasit në finalen e Kupës së Mbretit.

Messi ka qenë një makth për baskët në finalet e Copa del Rey. Që nga ardhja e tij në Spanjë, Barcelona është takuar me Bilbaon në tre ndeshje të tilla. Në secilën prej tyre, Messi ka bërë dallimin.

Performanca e tij e spikatur erdhi në finalen e vitit 2015 në Camp Nou, në të cilën ai shënoi një gol mahnitës pasi la katër mbrojtës të Athletic mbrapa, duke ndihmuar Barcelonën në një fitore 3-1.

Një rekord shkatërrues

Duke parë vetëm numrat, rekordi i Messit kundër Bilbaos tregon se sa vendimtar mund të jetë ai. Në tre finale kundër tyre, ai ka shënuar katër gola dhe asistuar një më shumë, dhe askush nuk i ka bërë më shumë dëm skuadrës baske sesa ai.


Në 40 ndeshje kundër tyre në të gjitha garat, Nr.10 ka 26 gola dhe shtatë asistime.

Kjo tregon se, Bilbao do të shikojë finalen e Superkupës së Spanjës këtë vit si një burim frymëzimi. Pastaj, ata arritën ta ndalonin argjentinasin, të fitonin vonë dhe ta nxirrnin Messin me kartonin e vetëm të kuq në karrierën e tij në Barcelonë .

Messi , megjithatë, padyshim që do të jetë i etur për të marrë hakun e tij. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *