Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të, të cilat pritet të sjellin ballafaqime tejet joshëse e edhe të nxehta.
Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri” ku ndeshen Prishtina e Drita. Kampioni në fuq, Drita po kalon momente jo të mira, gjë e cila bëri që ta humbas edhe pozitën e parë në tabelë dhe një humbje tjetër do ta fuste në krizë të madhe.
Ndeshja e së mërkurës cilësohet si njëra nga vendimtaret edhe për Prishtinën e cila ka rast të mirë të futet fuqishëm në luftë për titullin e kampionit, ndryshe i zbehen pothuaj gjitha gjasat.
Ndeshja tjera joshëse është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Ballkanit. Nxehtë është edhe Trepça ’89 – Llapi.
Më poshtë mund t’i gjeni çiftet komplete të javës së 21-të.