Paderborni i Jurgen Gjasulës ka korrur një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Freiburgu i Amir Abrashit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Bundesligë.
Paderborni triumfoi me shifrat 2:0. Të dy futbollistët shqiptarë luajtën si titullarë në këtë takim.
Ndërkohë, Gjasula u ndëshkua me karton të verdhë në këtë sfidë.
Ky ishte kartoni i dhjetë i verdhë për reprezentuesin shqiptar në 18 ndeshje në Bundesligë.