Merr fund romanca Tea&Beart: Çifti fshijnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale

Tea dhe Bearti ditë më parë treguan se nuk po iu shkojnë punët aq mirë kur nisën publikisht thumbat ndaj njëri-tjetrit.

Dyshja që po shijonte pushimet në Stamboll duket se tashmë i kanë ndarë rrugët pasi që kanë vendosur që njëri-tjetrin ta fshijnë edhe nga rrjetet sociale.

Pas kthimeve nga Turqia, Tea është duke qëndruar ende në Kosovë, por, që nuk dihet se pse ka vendosur ta heqë nga rrjetet sociale Beartin.

Kjo mund të jetë vetëm një lojë e çiftit, siç ka ndodhur jo rrallë herë në botën e shoëbizit.

Dyshja nuk ka fshirë fotot që kanë së bashku në Instagram, e Tea nuk i ka hequr nga ky rrjet social as familjarët e Beartit.

Tea gjatë vikendit kishte bërë një pyetësor në rrjetin social “Instagram”, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj, në disa fotografi të postuara ajo ka treguar se është në Stamboll.

Fillimisht, Tea u pyet se a është e lumtur, e që përgjigja e saj habiti të gjithë duke treguar përmes “InstaStory” që nuk është e lumtur.

Pastaj, ajo tregoi se nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara.

Menjëherë pas këtij thumbi u “kundërpërgjigj” Bearti, i cili publikoi në InstaStory një fotografi të shenjës së tij të horoskopit.

“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”, ishin fjalët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *