Kosova do të luajë miqësoren e parë në krye me trajnerin Franco Foda.
“Dardanët” do të përballen me Armeninë këtë të premte, në orën 17:00.
Kombëtarja është gati për një fillim të ri në krye me trajnerin gjerman dhe sot do të kërkohet vetëm rezultati pozitiv.
Përpos Armenisë, Kosova do të takohet edhe me Hungarinë. Ky takim zhvillohet katër ditë më vonë, më 26 mars.
Gjyqtarët nga Gjeorgjia do të ndajnë drejtësinë në miqësoren e sotme mes Kosovës dhe Armenisë.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes është Irakli Kvirikashvili, ndërsa ndihmës gjyqtarë do të jenë David Chigogidze dhe Irakli Kakabadze. Zyrtari i katërt është emëruar Zaven Hovhannisyan.