Më mirë se sa një transfer, lajm fantastik për Dritën dhe Intelektualët

Drita nuk ka bërë akoma as edhe një lëvizje të vetme në merkato.

Gjilanasit po qëndrojnë të qetë dhe duan vetëm një goditje bombastike dhe nuk do të marrin lojtar sa për numër.

Megjithatë një lajm i mirë ka ardhur sot për skuadrën dhe fansat.

Ardian Cuculi është shumë afër rikuperimit dhe me gjasë do ta nisë pranverën në fushë dhe jo në infermieri.

Kujtojmë se futbollisti ishte lënduar në ndeshjen derbi ndaj Gjilanit, duel ky që Drita e fitoi me mund 2-3.

Ai që nga fillimi i dhjetorit e deri më tani ka qëndruar jashtë fushave, por siç duket koha e tij po vjen.

Ai sot ka publikuar një video që i bënë “Intelektualët” të shpresojnë se do e kenë atë gati atëher kur nevoja për të do jetë më e madhe se kurr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *