Më i mirë Ronaldo apo Salah? Kjo është përgjigja interesante e Jurgen Klopp

Derbi i së dielës së ardhshme do të vendosë përballë Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah, dy nga lojtarët më të mirë të ditëve të sotme.

I ftuar për të krahasuar portugezin dhe egjiptianin, Jurgen Klopp siguroi se kjo është një temë që nuk pushtoi kurrë mendimet e tij, me trajnerin që gjeti një përgjigje ‘diplomatike’.

“Për çfarë krahasoni Ronaldon dhe Salah? Të dy janë lojtarët më të mirë në mbarë botën. Unë do të thosha se këmba e majtë e Ronaldos nuk është e keqe, por ajo e Salah është më e mirë. Cristiano mund të jetë më i mirë në këmbën e djathtë dhe në ajër. Të dy janë shumë të shpejtë, ndihen të uritur për të shënuar gola. Por nuk e kam menduar kurrë këtë temë, është diçka që nuk më intereson”, ka thënë gjermani në preview të lojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *