Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Lituanisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar të mërkurën nga ora 18:00.
Të dy skuadra treguan lojë të kujdesshme duke mos rrezikuar dhe dukej sikur barazimi iu konvenonte të dy skuadrave.
Në pjesën e parë, Shqipëria krijoi disa raste shënimi dhe u tregua më kërkuese, por që nuk ia doli t’i konkretizonte me gol rastet e krijuara.
Po ashtu, në pjesën e parë ishte një rast i dyshimtë për penallti në favor të Shqipërisë, por të cilën gjyqtari kryesor i takimit nuk e pa si të arsyeshme për ta akorduar.
Pas këtij barazimi, të dy skuadrat kanë nga pesë pikë të mbledhura dhe kryesojnë grupin katër të Ligës C.