Merkato në Itali u mbyll dhe veç goditjeve të mëdha në ditën e fundit si Chiesa te Juventusi, Callejon te Fiorentina, Bakayoko te Napoli dhe Smalling te Roma, ka pasur edhe transferime të vogla.
Justin Kluivert është zyrtarisht një futbollist i ri i Leipzig: mesfushori u transferua në Bundesliga nën formulën e huazimit. “AS Roma njofton se ata kanë transferuar përkohësisht të drejtat për shfaqjet sportive të Justin Kluivert te Leipzig. Lojtari do të luajë për klubin gjerman deri më 30 qershor 2021. Ai u bashkua me verdhekuqtë në verën e vitit 2018, duke luajtur 68 ndeshje dhe duke shënuar 9 gola. Klubi i uron fatin më të mirë Justin për sezonin e Bundesligës”
Drejtori sportiv i Leipzig, Markus Krosche foli në faqen zyrtare të klubit për ardhjen e Justin Kluivert nga Roma: “Ne kemi ndjekur Justin për një kohë të gjatë dhe jemi krenar që ai ka vendosur të transferohet në Leipzig me një operacion të shpejtë vetëm disa orë pas mbylljes së merkatos. Kluivert përshtatet në mënyrë të përsosur në idenë tonë të lojës dhe filozofinë tonë. Me të kemi edhe më shumë alternativa në sulm”.
Nikola Kalinic transferohet te Verona përfundimisht dhe pa huazim. Kroati firmosi për 2 vite! Maurizio Setti, presidenti i Veronës, folo për Sky për ardhjen e Nikola Kalinic në Hellas. “Na duhej imagjinatë, mundësia e Kalinic erdhi përmes drejtorit sportiv D’Amico. Një goditje e rëndësishme për Verona. Sa kushtoi? Shumë, jashtë parametrave, një investim i rëndësishëm. Skuadra është bërë më e fortë, i mbetet trajnerit ta përziejë tani”.
Gerard Deulofeu është një lojtar i ri i Udineses. Anësor sulmues spanjoll, ai arrin në huazim të përkohshëm nga Watford.
Adam Ounas është zyrtarisht një lojtar i ri i Cagliari. Klubi sard ka depozituar kontratën e futbollistit të lindur në 1996 i cili arrin nga Napoli në huazim të përkohshëm.
Amer Gojak është një lojtar i ri i Torinos. Klubi i Urbano Cairo zgjodhi kroatin si playmaker, pasi marrëveshja me Gaston Ramirez të Sampdoria nuk erdhi. Vjen huazim mbi një bazë të përkohshme, nga Dinamo Zagreb.