Mbyllet me dramë sfida Dukagjini – Gjilani, Drita nuk lejon befasi

Janë mbyllur ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll të zhvilluara në kuadër të javës së 12-të.

Ndeshja kryesore ishte ajo në Klinë ku u ndeshën Dukagjini e Gjilani. Pas një ndeshje shuam të fortë në fund nuk ka pasur fitues pasi ndeshja u mbyll me rezultat 1:1.

Gjilani ka qenë shumë afër fitores pasi në minutat shtesë kishte mundësi të shënojë nga penalltia, por dështoi Progni.

Drita ka shënuar fitore të vështirë por me shumë vlerë ndaj Malishevës, ndërsa Llapi është rikthyer me pikë të plota nga Drenasi pasi e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 0:2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *