Mbyllen pjesët e para Feyenoord – Drita dhe Connah’s – Prishtina, këto janë rezultatet

Dy skuadrat kosovare, kampioni Prishtina dhe nënkampioni Drita, janë duke shkëlqyer në ndeshjet e dyta në Conference League.

Prishtina po e mposhtë Connah’s në Uells, në një sfidë që tashmë është bërë e lehtë për Prishtina e cila takimin e parë e mbylli 4:1 në Prishtina dhe tash pjesën e parë e ka mbyllur me rezultat 1:2.

Shumë më shkëlqim po jep Drita në Roterdam përballë Feyenoordit, pasi e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1:2.

Astrit Fazliu e Simonoski kanë shënuar për gjilanasit, dersia golin për holandezët e ka shënuar Tikl.

Mbetet të shihet çfarë do të sjellë pjesa e dytë, por me këtë paraqitje Drita ia ka rritur imazhin futbollit kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *