Dy skuadrat kosovare, kampioni Prishtina dhe nënkampioni Drita, janë duke shkëlqyer në ndeshjet e dyta në Conference League.
Prishtina po e mposhtë Connah’s në Uells, në një sfidë që tashmë është bërë e lehtë për Prishtina e cila takimin e parë e mbylli 4:1 në Prishtina dhe tash pjesën e parë e ka mbyllur me rezultat 1:2.
Shumë më shkëlqim po jep Drita në Roterdam përballë Feyenoordit, pasi e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1:2.
Astrit Fazliu e Simonoski kanë shënuar për gjilanasit, dersia golin për holandezët e ka shënuar Tikl.
Mbetet të shihet çfarë do të sjellë pjesa e dytë, por me këtë paraqitje Drita ia ka rritur imazhin futbollit kosovar.