Marrëveshja është arritur, ja sa do përfitojë Xhaka tek Roma

Granit Xhaka është afër të bëhet lojtar i ri i Romës, shkruan “Corriere dello Sport”.

Marrëveshja thuhet te jetë rreth 18 milionë euro për 29 vjeçarin.

Por sa do të përfitojë Xhaka në Romë? Sipas artikullit, Tiago Pinto ka përfunduar detajet e marrëveshjes me lojtarin.

Katër vite kontratë me pagë prej 2.5 milionë eurosh plus bonuset, përafërsisht aq sa merrte tek Arsenali.

Në fakt, Xhaka do të jetë në “Stadio Olimpico” në Romë javën e ardhshme për tu ndeshur me Italinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *