Marcelo Bielsa largohet nga Leeds

Marcelo Bielsa është larguar nga Leeds- në mirëkuptim me klubin, sipas talkSPORT. Një seri ndeshjes zhgënjyese e kanë lënë klubin në vendin e 17-të në renditjen e Premier League.

Skuadra ka pësuar 60 gola në 26 ndeshjet e luajtura deri tani, më shumë se çdo skuadër tjetër e kampionatit. Humbja 4-0 e pësuar kundër Tottenham-it ka çuar në ndarjen mes klubit dhe trajnerit, skuadra e të cilit ka pësuar gjashtë gola kundër Liverpool-it dhe katër kundër Manchester United në dy ndeshjet e mëparshme.

Leeds-i tani duhet të zgjedhë një trajner të ri për herë të parë që nga 2018-ta. Gjithmonë sipas talkSport, klubi duket se ka vënë në shënjestër Jesse Marsch, ishtrajneri e Leipiz dhe Salzburg.

Bielsa ishte shumë i dashur nga tifozët e Leeds, pasi ndihmoi skuadrën të kthehej në Premier League pas një mungese 16-vjeçare dhe ishte një nga skuadrat më argetuese të sezonit 2021/21, të mbyllur në vendin e nëntë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *