Manchester City ka barazuar në ndeshjen e javës së parafundit në Premierligë me West Ham United.
Ndeshja mes West Ham United dhe Manchester Cityt u mbyll 2:2 në Londër.
Golashënues për vendasit ishte Bowen në minutat 24-të dhe 45-të, ndërsa për “Qytetarët” shënuan Grealish dhe Coufal me autogol.
City me këtë barazim mbetet në vendin e parë me 90 pikë, katër më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak.
West Ham United tani pozicionohet në vendin e shtatë me 56 pikë.