Man United i flijon 4 futbollistë për Sanchon

Manchester Unitedi dëshiron ta marrë me patjetër sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e do me patjetër në skuadër sulmuesin e gjermanëve, por nga krahu tjetër duhet të sakrifikojë katër lojtarë.

Dy emrat e parë që pritet të largohen janë Alexis Sanchez dhe Jesse Lingard. Të dy pritet të largohen në verë për të plotësuar shifrën e 110 milionë funteve që Dortmund e do për kartonin e tij.

Emrat e tjerë që rrezikojnë janë Andreas Pereira, Phil Jones dhe Chris Smallin që është i huazuar te Roma.

Djajtë e kuq janë gati të largojnë 4 futbollistë që të arrijnë te dëshira e tyre e madhe e afatit kalimtar të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *