Man United humbet ndaj Aston Villas për herë të parë në ligë në 12 vite

‘Djajtë’ megjithëse kishin posedimin dhe raste të shumta nuk arrinin të realizonin, gjersa në minutën e 88-të ishin mysafirët që shokuan skuadrën e United, duke realizuar Kortney House pas një krosimi nga korneri.

United kishin shansin të barazonin rezultatin në fund të takimit kur u ndal penallti në favor të tyre, megjithatë Bruno Fernandes dështoi nga pika e penalltisë, për të regjistruar rezultatin final 1-0 në të mirë të mysafirëve.

Aston Villa mposhtin Man Utd për herë të parë që nga dhjetori 2009, pasi paraprakisht ishin pa fitore në 17 ndeshjet paraprake.

Pas kësaj humbje, ‘djajtë’ renditen në pozitën e katërt momentalisht me 13 pikë të mbledhura, aq sa kanë edhe Liverpool, Chelsea e Man City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *