Man City nuk merr më shumë se një pikë ndaj WBA

Manchester City është befasuar nga WBA, duke barazuar 1:1 në ‘Etihad Stadium’, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 13-të.

Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, në minutën e 30’ kaloi Cityn në epërsi, 1:0.

Për WBA barazoi Ruben Dias, që shënoi autogol në minutën e 43’.

Pas këtij barazimi, Manchester City mbetet në vendin e pestë, me 20 pikë, ndërsa WBA në vendin e 19-të me 7 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *