Luka Modric shënon golin e vitit, Kroacia në epërsi ndaj Skocisë

Është duke u zhvilluar raundi i fundit i grupit D, ku vëmendja kryesore është tek sfida mes Skocisë dhe Kroacisë.

Kroacia kaloi e para në epërsi në minutën e 17-të, me golin e Nikola Vlasic i cili shënoi pas asistimit të Ivan Perisic.

Skocia barazoi shifrat në minutën e 42-të me një supergol nga Callum McGregor, i cili shënoi pas një topi të kthyer nga mbrojtja e Kroacisë.

Në minutën e 62-të në skenë doli Luka Modric, i cili riktheu epërsinë e Kroacisë me një supergol nga distanca duke treguar edhe njëherë se është ylli i kësaj skuadre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *