Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në finalen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve

Prishtina ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, triumfoi me rezultat 2 me 0 ndaj Folgores, skuadrës nga San Marino.

Ishjte një gol i shënuar nga Endrit Krasniqit dhe një tjetër i Mendurim Hotit që i dhanë fitoren e madhe skuadrës kosovare.

Prishtina kishte edhe shumë raste të tjera gjatë kësaj ndeshje, por që nuk ia doli që ta çoi topin në rrjetë më.

Tashmë në finalen e këtye parakualifikimeve Prishtina do të takohet me skuadrën e Inter Escaldes, skuadrës nga Andora.

Kjo nuk është një skuadër e panjohur pasi që ishte takuar vitin e kaluar me Dritën, atje ku skuadra kosovare e kishte mposhtur me rezultat 2 me 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *