Arsenalit i ka takuar derbi i javës së 36-të në Premierligën angleze kundër rivalit londinez, Chelseas.
“Topçinjtë” triumfuan minimalisht me golin e vetëm të realizuar nga Smith Roëe në minutën e 16-të.
Të besuarit e trajnerit gjerman, Thomas Tuchel në fakt realizuan në minutën e 61-të me Pulisic, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë lojës.
Arsenali ishte pa mesfushorin shqiptar, Granit Xhakën i cili po vuan nga një lëndim dhe nuk ishte i gatshëm.
Kjo është fitorja e tretë radhazi për Arsenalin në derbin e Londrës kundër “Bluve”.
Kësisoj, Chelsea me këtë disfatë ka bërë hap prapa në luftë për vendin e tretë në tabelë.
Ndërkohë, Arsenali i afrohet në një pikë Tottenhamit në vendin e shtatë, pozitë kjo që siguron kualifikimet për Ligën e Evropës.