Llapi shkruan historinë, fiton Kupën e Kosovës

Llapi ka fituar Kupën e Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021.

Llapjanët kanë fituar pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3.

90 minutat nuk sollën fitues (0-0) dhe ndeshja shkoi dy herë nga 15 minuta,

Dukagjini shënoi i pari për 1-0 në minutën e 112-të me Altin Merlakun.

Ndërkohë në “frymën e fundit” Llapi barazoi në 1-1 me Prençin për ta dërguar ndeshjen në penallti.

E në penallti më të vëmendshëm ishin lojtarët e Llapit të cilët edhe arritën të triumfojnë në Kupën e Kosovës për herë të parë në histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *