Londra, Roma dhe Gjilani/ Fokusi i tifozëve të futbollit sot në këto 3 qytete

Sot është ditë me shumë derbi lokal në futboll.

E nisim nga qyteti i Gjilanit, ku sot zhvillohet ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit.

Fatkeqësisht ndeshja duhet të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” pasi ende nuk është gati stadiumi i qytetit të Gjilanit. Kjo ndeshje luhet nga ora 15:00 dhe si gjithmonë prodhon spektakël si në fushë poashtu edhe në tribuna.

Nga Gjilani, shkojmë në Londër. Atje do të luhet derbi i zjarrtë mes Arsenalit dhe Tottenhamit.

Dy ekipet londineze me rivalitet shumë vjeçar kërkojnë 3 pikë. Arsenali kërkon fitoren e tretë radhazi në Premier Ligë këtë sezon, kurse Spurs kërkon të rikthehet tek fitorja pas dy humbjeve. Ndeshja luhet në ora 17:30 në “Emirates Stadium”.

Nga Londra në Romë. Në ora 18:00 do të luhet derbi mes Lazios dhe Romës. Derbi i kryeqytetit italian gjithmonë tërheq vëmendje.

Lazio i Vedat Muriqit kërkon të rikthehet te fitorja pas 3 ndeshjeve, ku pati 2 barazime dhe 1 humbje.

Kurse, në anën tjetër, Roma kërkon të vazhdojë me formën e mirë që kanë krijuar në fillim të këtij sezoni.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Stadio Olimpico”./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *