Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, ndien se futbollistët e tjerë e xhelozojnë sepse ai ka luajtur nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe Jurgen Kloppit.
Gundogan u rekrutua nga Klopp në Borussia Dortmund më 2011, para se të dy ta ndërronin Bundesligën për Premierligën, transmeton GE.
Me Kloppin dhe Guardiolën që vlerësohen si dy prej trajnerëve më të mirë modern, mesfushori i Gjermanisë beson se i ka bërë xhelozë një numër të madh të futbollistëve pasi ka punuar me të dy.
“Ata janë dy trajnerët më të mirë në botë. Është privilegj për mua që kam stërvitur nën udhëheqjen e dyve”, tha Gundogan.
“Mendoj se ka shumë futbollistë të cilët më xhelozojnë mua sepse ata nuk e kanë pasur mundësinë time. Të dy zënë vend në zemrën time. Të dy më kanë mësuar shumë dhe janë pjesë e suksesit tim”, shtoi ai./topi.com/