Kupa e Italisë: Gjysma e Milanit rrezikon mungesën në ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit

Milani do të presë sonte Juventusin në “San Siro” për të luajtur sfidën e vajtjes në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, por frika më e madhe janë kartonët e verdhë, duke qenë se për ndeshjen e kthimit në Torino rrezikojnë të mos luajnë pesë futbollistë që sot do të zbresin në fushë me shumë mundësi…

Praktikisht, duke qenë se formati i Kupës së Italisë është me dy kartonë të verdhë dhe pezullim, rrezikojnë Zlatan Ibrahimovic, Theo Hernandez, Kjaer, Castillejo dhe Rebic. Do të ishte në shënjestër edhe Krunic, por boshnjaku është i dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *