Lojtarët e Real Madridit nisin të humbin besimin te Zidane

Sipas Todo Fichajes, situata e teknikut francez nuk është mjaftë e mirë, duke marrë parasysh se lojtarët dhe bordi nuk janë shumë të kënaqur.

Disa vendime kanë shkaktuar që Zidane të jetë pranë largimit, si momenti kur lejoi talentët si Achraf Hakimi dhe Sergio Reguilon të largohen.

Derisa, Dani Ceballos dhe Martin Odegaard i janë bashkuar në formë huazimi Arsenalit, ngase nuk kishin vend në projektin e Zidane, gjë që shihet si gabim tjetër.

Thuhet se trajneri Massimiliano Allegri është pasuesi potencial i Zidanes për sezonin e ardhshëm.

48-vjeçari me “Los Blancos” ka fitaur tri tituj të Ligës së Kampionëve, dy La Liga dhe disa gara me të vogla, si Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Botës për Klube./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *